MEKSIKO

Disa gra në Meksikë, që kërkojnë legalizimin e abortit janë përplasur me policinë në Meksixo City, në një vend me popullatë shumicë katolike romake.

Protestuesit ekspozuan pankartat e gjelbërta për të përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të Abortit të Sigurt, që festohet çdo vit në 28 shtator, shkruajnë mediat e huaja.

Policia iu përgjigj protestuesve me gaz lotsjellës, pasi ata kishin përdorur çekanë, dhe hodhën shishe dhe bojë.

Të paktën një oficer u përfshi për pak kohë nga flakët, pasi u godit nga një koktej molotov.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb