TIRANE

Balerina e njohur Isida Mollaymeri i ka habitur të gjithë me deklaratën e saj ku tregoi se ka ngrirë vezët lidhur me riprodhimin për të ruajtur performancën e tyre.

Teksa ishte e ftuar në “Ftesë në 5”, diskutua deklarata e bujshme e gjinekologut Shkëlqim Balili, i cili para pak kohësh i cilësoi “plaka” gratë që ngelin shtatzënë në moshën 30-vjeçare gjë e cila solli reagime të ashpra nga këto të fundit.

Mirëpo balerina duket se bie dakorD me deklaratën e gjinekologut, ndërsa theksoi se ka marrë informacione në lidhje me orën biologjike dhe prandaj e ka marrë një vendim të tillë.

“Doktori nuk i referohet me moshën 30 vjeç plakjes në vetvete tek vajzat, por e ka thënë këtë për orën biologjike. Nëse lexon dy-tre gjëra, e kupton që këto të dyja janë shumë larg njëra-tjetrës. Unë jam 35 vjeç, dhe nëse pyet për profesionin tim si balerinë, unë në këto momente quhem plakë.

Profesioni im, ashtu si i futbollistëve ka një afat skadence. Unë kam marrë informacione për orën biologjike dhe kam bërë një ngrirje të vezëve, sepse kam marrë të dhëna, që me kalimin e kohës, këto vezë fillojnë dhe nuk e kanë me performancën e duhur, le të themi”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: