SHKODER- 5 persona kanë përfunduar në pranga, pasi akuzohen për veprat penale “Trafikimi i qenieve njerëzore” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bënë me dije se në kuadër të operacioni të koduar “GRE-HOT”, një tjetër person u shpall në kërkim.

TË ARRESTUARIT
Ndue Ulaj, 33 vjeç, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe
Sajmir Karaj, 34 vjeç, banues në Tiranë
Florind Tole, 26 vjeç, banues në Tiranë
Griseld Dekovi, 24 vjeç, banues në lagjen Dobraç, Shkodër
Gjokë Murçaj, 33 vjeç, banues në lagjen Partizani, Shkodër
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit P. P.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë hetimeve të zhvilluara nga ana e strukturave të Policisë, ata siguronin pritjen, transportimin dhe ambientet e akomodimit si hotele dhe shtëpi banimi për shtetasit e huaj të vendeve të treta, kryesisht sirianë, dhe bënin të mundur trafikimin e tyre nga territori i Republikës së Shqipërisë drejt Malit të Zi me destinacion përfundimtar vendet e BE-së.

KU ISHTE SHTRIRË ‘AKTIVITETI’
Ky grup i strukturuar kriminal në trafikimin e qenieve njerëzore ushtronte aktivitetin nga shteti i Greqisë në qytetet Korçë- Elbasan- Tiranë- Lezhë- Shkodër- Malësi e Madhe dhe më pas kalimi në Malin e Zi.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
* 3 automjete, të cilët përdoreshin për transportimin e shtetasve të huaj.
* një sasi Euro të gjetura personave të arrestuar
*dhjetëra telefona celularë dhe karta SIM

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb