Flamuri Blu, një çmim me famë botërore që njihet nga miliona njerëz anembanë globit, mbërrin për herë të parë në Shqipëri.

Plazhi i Green Coast, është i pari në historinë e vendit që do ta ngrejë këtë flamur. Programi Flamuri Blu administrohet nga “Foundation for Environmental Education” me seli në Kopenhagen, Danimarkë. Për t’u kualifikuar për këtë çmim prestigjioz, është e nevojshme të plotësohen dhe të ruhen disa kritere rigoroze mjedisore, edukuese, lidhur me sigurinë dhe aksesin në plazhe.

  • foto galeri

Nuk është një rastësi që plazhi i Green Coast me ujë të kristaltë të detit Jon, që është gjithashtu edhe resorti më elitar në Shqipëri, me vendndodhje piktoreske, nën fshatin e Palasës dhe qafën e Llogorasë, nga ku mund të soditen me shikim të lirë ishujt grekë të Korfuzit, Othonoit dhe Erikusës, merr këtë çmim prestigjioz ndërkombëtar, çka konfirmon mundin dhe investimin e madh të bërë ndër vite në të.
Ardiana Sokoli një nga Drejtueset Ekzekutive të Grupit Balfin përgjegjëse për Real Estate & Hospitality u shpreh mjaft entuziaste për këtë çmim: “Është vlerësimi i merituar i një pune të palodhur dhe vizionare të Grupit BALFIN, i cili edhe një herë diti të bëjë diferencën dhe t’i japë Shqipërisë një impakt të paprecedentë në turizmin elitar”.

Flamuri Blu është një prej çmimeve vullnetare më të njohura në botë për plazhe, porte turistike dhe lundrime të turizmit të qëndrueshëm. Në qendër të idealit të programit të Flamurit Blu është synimi për të lidhur publikun me mjedisin që na rrethon dhe për ta nxitur që të dijë më shumë për mjedisin e tij. Për të plotësuar kriteret, përveç ekspozimit fiks të informacioneve lidhur me plazhet për sa i takon biodiversitetit, ekosistemit dhe fenomeneve mjedisore, duhet që të ofrohen dhe promovohen veprimtari mbi edukimin mjedisor.

  • foto galeri

 

Green Coast, ka mbështetur vazhdimisht veprimtari njohëse të historisë, kulturës dhe mjedisit, si ecjet malore dhe kontributi në krijimin e “Shtegut të Çezarit”, apo konkurrimi i vrapimit në terren malor, sikurse është prej dy vitesh tashmë “Green Coast Trail Running”, që mbledh dhjetëra vrapues e sportistë amatorë dhe profesionistë.
Ky çmim i rëndësishëm, ishte si një dhuratë për këtë vit jubilar, kur BALFIN Group feston 30 vjetorin e themelimit të tij nga Samir Mane në Vjenë të Austrisë, në vitin e largët 1993.

  • foto galeri

Përveç investimit kapilar për trajtimin e ujërave të resortit dhe shtimin e gjelbërimit në një masë disa herë më të madhe se sa ajo që ishte e pranishme në kushte natyrore përpara ndërtimit, Green Coast, shquhet për pedonalen e tij unike, ku spikat vepra e artit “Monedha e Çezarit” si dhe mjaft restorante dhe shërbime të tjera të standardit të lartë. Një vlerë e shtuar e stilit fin të jetesës është edhe lëvizshmërisë brenda resortit me buggie-t ekologjikë. Gjithashtu, në afërsi të tij, janë ndërtuar një postë policore, një qendër shëndetësore dhe një platformë për uljen e helikoptërve.

Por Green Coast është më shumë se një resort. Në fakt, kompania është munduar të japë kontributrin e saj edhe për komunitetin që e rrethon. Vetëm gjatë vitit të fundi, ajo ka mundësuar ndërtimin e fushave sportive në shkollën “Gjik Bixhili” në Dhërmi, pajisjen me bazë materiale për shkollën fillore të Himarës si dhe mundësimin e sistemit të kondicionimit për kopshtin e kësaj bashkie. Pa harruar bursat me të cilat ajo ka mbështetur ndër vite studentët ekselentë të zonës, që i janë dekdikuar studimeve në fushën e turizmit, me synim krijimin e karrierave të tyre të ardhshme në Green Coast.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb