Djali i madh i kryeministrit Edi Rama, Gregu, ka dhënë një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të gjyshës së tij, Aneta Rama.

Me një foto bardhë e zi, ku shfaqen të dy të qeshur, teksa ai i tregon diçka në telefon, Gregu ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale mesazhin e ndjerë për gjyshën.

“Këshillat e tua më të vyera, batutat dhe çdo përpjekje e jotja për të luftuar dhe tejkaluar çdo vështirësi dhe betejë do jenë të paharrueshme tek unë! U prehsh në paqe”, shkruan Gregu.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb