Pas dy vitesh artisti Greg Rama rikthehet për publikun me ekspozitën “Ex Nihilo”, në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura (FAB).

Ekspozita e veçantë sjell për publikun prekjen e tij artistike bashkëkohore, ku frymëzimi dhe ideja për një instalacion vjen nga abstrakti i asgjësë, pasi nga latinishtja “Ex Nihilo” do të thotë “nga asgjëja”.

Instalacioni abstrakt i konceptuar me vetëm dy elementë: një fije bari dhe një bulëz uji trajtojnë në thelb gjërat që duken të thjeshta, por që ruajnë një rëndësi të veçantë. Fija e barit simbolizon jetën dhe energjinë, ndërsa bulëza e ujit qëndron mbi të është simbol i pastërtisë shpirtërore. Instalacioni për artistin vjen si një prekje e përditshmërisë sonë, ku harrojmë të shijojmë gjërat e thjeshta, por që kanë një rëndësi të madhe në jetë tonë. Mënyra e perceptimit të tij ka ardhur si ndikim i marrëdhënieve me prindërit e tij artistë, Edi Rama dhe Matilda Makoci, por nuk përjashtohet as ngjarja tragjike e tërmetit të 26 nëntorit.

Ekspozita e Greg Ramës u ndoq nga shumë artdashës ndër të cilët edhe kryeministri Edi Rama, i cili admiroi punën e të birit së bashku me bashkëshorten e tij. Ekspozita “Ex Nihilo” do të qëndrojë e hapur për publikun deri në datën 15 mars në galerinë FAB.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: