Duket se zgjedhja e kryeministrit të ri në Australi, ka “trazuar” Shqipërinë dhe Greqi, pasi prej ditësh ka nisur një “përplasje” për origjinën e tij.
Grekët pretendojnë se Anthony Albanese është me origjinë greke, ndërsa nga ana tjetër thuhet se në fakt ai është me orgjinë arbëreshe.
Për këtë diskutim ka reaguar edhe gazetari i CNN-it, Andrew Kaczynski, i cili përforcon faktin se kryeministri i Australisë është me origjinë arbëreshe.
“Ai është shqiptar i Italisë. Mbiemri i tij është Albanese. Është arbëresh, siç jam unë”, ka shkruar Kaczynski në një postim nëe Tëitter.
He is an Albanian of Italy. His last name is Albanese. He is an Arbereshe like me. https://t.co/Z4vtHmQjLE
— andrew kaczynski (@KFILE) May 22, 2022