I dërguari special i SHBA, Richard Grenell është koordinuar sot me këshilltarët e sgiruisë gjermane dhe franceze duke bërë me dije se qasja në dialogun Kosovë- Serbi do jetë vetëm ekonomike.

Grenell thotë se SHBA dhe Gjermania me Francën nuk do të përfshihen në politikën e Kosovës dhe Serbisë.

Ai shton se shkëmbimi i territoreve nuk është diskutuar kurrë para tij.

 

STATUSI NGA RICHARD GRENELL

-Unë fola direkt me Këshilltarët e Sigurisë Kombëtare gjermane dhe franceze për të koordinuar qasjen tonë të kufizuar (dhe vetëm ekonomike).

-shkëmbimet territoriale nuk janë diskutuar kurrë para meje.

-Nuk do të përfshihemi në politikën e Kosovës / Serbisë. Ne koordinojmë ë / kushdo që është përgjegjës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb