I dërguari special i SHBA për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell ka bërë me dije se takimi i 27 qershorit në Uashington ka qëllim temat ekonomike.

Grenell thotë se si në Kosovë dhe në Serbi të rinjtë duan shpresë, punë të reja dhe zhvillim ekonomik.

Po ashtu Grenell ka kritika ndaj ekspertëve që më parë janë marrë me problemet e Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se nuk kanë trajtuar problemet ekonomike por vetëm ato politike.

 

“Ne vendosëm që të përfshihemi sepse ka pasur një histori të gjatë me shumë ekspertë, të ashtuquajtur ekspertë, të cilët i kanë shtyrë vetëm në probleme politike, duke injoruar ato ekonomike”, ka thënë ai.

“Kur kam diskutuar për problemet e të rinjve në Kosovë dhe komunitetit të biznesit, po ashtu edhe në Serbi, ka qenë e qartë se dëshironin zhvillim të ekonomisë, kanë dashur punë të reja, kanë dashur shpresë”, shtoi Grenell.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb