Ambasadori amerikan Richard Grenell nesër do të jetë në Kosovë për një takim së bashku me delegacionin nga SHBA për të takuar kryeministrin Avdullah Hoti.

Në themel qëndron marrëveshja e 4 shtatorit, teksa Grenell do të shkojë dhe në Serbi, por dhe në Greqi e Izrael.

Pikërisht para vizitës së nesërme, Grenell ka dërguar një mesazh të fortë ku thotë se implementimi i marrëveshjes së 4 shtatorit është prioritet kryesor i administratës së Presidentit Donald Trump.
Nga pala e Kosovës ka pasur debate se Serbia e ka shkelur ose do shkelë disa pika të marrëveshjes, siç janë fushata e mosnjohjes ndaj Kosovës si dhe hapja e ambasadës në Jeruzalem.

”Zbatimi i marrëveshjes së bërë nga Kosova dhe Serbia është një përparësi kryesore për Administratën Trump. Shihemi në Prishtinë dhe Beograd këtë javë!”- shkruan Grenell.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb