Të paktën 16 persona humbën jetën si pasojë e mbytjes së një anijeje me emigrantë në ishullin e Lesbos, përballë brigjeve turke në lindje të detit Egje, theksoi policia portuale greke.

Trupat e viktimave, katër prej të cilave gra u gjetën nga një patrullim i Frontex, agjencia evropiane e kufijve, ndërkohë që një e mbijetuar, një grua shtatzënë ka mundur të shpëtojë.

Autoritetet greke dhe anija Frontex vazhdojnë kërkimet në zonë.
Policia portuale theksoi se nuk e dinte numrin e saktë të pasagjerëve në bordin e anijes, që është mbytur për shkaqe të panjohura në brigjet e Lesbos, me shumë gjasa nisur nga brigjet turke, raporton AFP.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: