Çështja e rrahjes për vdekje e Ilia Karelit në burgun e Greqisë vazhdon të endet në dyert e gjykatave në Selanik. Të hënën e ardhshme gjashtë oficerë të burgut Nigrita do të dalin para gjykatës për ngjarjen e ndodhur në mars të vitit të kaluar.

Të akuzuarit rrahën dhe torturuan Karelin deri në vdekje. Çështja ndiqet me interes në Shqipëri, ku në gjykatë do të jenë të pranishëm dhe përfaqësues të grupeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ndërsa familjarët e Karelit nuk kanë udhëtuar drejt Greqisë për shkak të shtrëngesave financiare.

Kareli u transferua në burgun Nigrita në mars 2014 pasi vrau një gardian të burgut me një xham në burgun Malandrino, ku po kryente një dënim prej 12 vite burg për grabitje. Pamjet e publikuara në televizonet greket tregonin gardianët që shoqëronin atë në dhomën e pritjes dhe disa orë më pas e kthejnë në qeli ku edhe vdiq. Autopsia tregoi se Kareli ndërroi jetë për shkak të dëmtimeve masive nga rrahjet. /Panorama/

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb