Policia greke ka publikuar sot emrin e 46-vjeçarit shqiptar, i cili akuzohet për sulm seksual ndaj 27 vajzave të mitura greke, të moshës 13-15 vjeç. Bëhet fjalë për Shpëtim Hajdarajn. Pas një hetimi nga ana e prokurorisë, u bë e mundur dhe arrestimi i shqiptarit.

Ditën e djeshme Gjykata e Pireut vendosi masën arrest me burg për shqiptarin, i cili u prangos para pak ditësh pas denoncimeve të shumta të prindërve të vajzave të mitura.

SI I JOSHTE VAJZAT
Shpëtim Hajdaraj dyshohet se ecte gjithmonë me biçikletë, ndërsa ishte kthyer në terrorin e prindërve dhe fëmijëve të shkollës në Perëndim dhe Lindje të Athinës dhe në zonën e Pireut. Kishte pothuajse një taktikë; i priste të miturat në momentin që ato dilnin nga shkolla për tentonte më pas t’i fuste në kurth. Sipas mediave greke, rastet e pedofilisë nisën në shtator të vitit 2015 dhe deri në kohën kur ai u arrestua.

46-vjeçari shqiptar akuzohet për akuzën e joshjes së të miturve, vjedhje të përsëritur dhe mos bindje. Sakaq, bëhet e ditur se gjatë kohës që policia e ndaloi ndërsa po lëvizte me biçikletë, shqiptari nuk iu bind urdhrit dhe tentoi të largohej. Sipas raporteve të policisë, shqiptari i vinte syrin vajzave të mitura dhe më pas u priste rrugën me biçikletë, në përpjekje për të marrë informacion se ku banoni apo kur i takonin prindërit.

Pasi merrte informacion e nevojshëm, ai më pas përzgjidhte të sulmonte vajzat të cilat ktheheshin në shtëpi të vetme. Ndërkohë, në një tjetër rasti ai ka ndaluar një vajzë, ndërsa i kishte thënë se njihte babain e saj, duke u treguar dhe emrin e prindërve. Mashtrimi shkon më tek kur ai i ishte shprehur se madje i kishte pikturuar dhomën e gjumit në kohën kur ajo ishte më e vogël. Më tej, ka vazhduar duke i thënë të miturës se po i bënte shoqëri pasi prindërit e saj kishin një punë dhe do të vonoheshin për t’u kthyer në shtëpi. Ndërkaq, autoritetet greke vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtyre rasteve të pedofilisë, ku në qendër të saj është 46-vjeçari shqiptar, Shpëtim Hajdaraj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: