ATHINË- Bankat në Greqi do të hapen ditën e hënë. Ky ka qenë vendimi i qeverisë greke, e cila nxori një akt të ri normativ. Sipas informacioneve që përcjellin mediat greke, limiti ditor i tërheqjes së parave për qytetarët nuk do të ndryshojë, duke ngelur kështu në kuotën e 60 eurove.

Po të njëjtat burime citojnë se kjo shumë parash mund të tërhiqet çdo ditë, ose 420 euro në javë. Ndërkohë, sa i takon moshës së tretë, pensionistëve, bëhet e ditur se ata mund të tërheqin 300 euro në javë.

Greqia po kalon ditët e saj të vështira sa i takon krizën ekonomikë që e përfshirë atë për shkak të borxheve që i detyrohet disa vendeve të BE-së.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: