GREQI– Tension dhe përplasje të reja janë regjistruar gjatë ditës në ishullin Kos, ku do të ndërtohet vendi i qëndrimit për regjistrimin dhe qëndrimin e emigrantëve dhe refugjatëve që vijnë në ishull.

Herët të shtunën në mëngjes, banorët e Pili-t u mblodhën jashtë kampit, ku të premten ka filluar puna për krijimin e kampit (hot spot).

Rreth 100 persona kanë ndezur zjarre dhe sipas mediave greke nuk lejuan të kalojë makinën e grupit që ndihmon në ndërtimin e kampit, çuar në përplasje mes banorëve dhe policisë.

Menjëherë pas kësaj, banorët kanë mbyllur me gurë rrugën për në kamp.

Ndërsa kanë ndërhyrë operatorët e pajisjeve ushtarake, të cilët kanë arritur të kalojnë pas konsultimit me banorët.

Episode dhune mes policisë dhe banorëve u regjistruan dhe të premten, ku si pasojë e hedhjes së kimikateve nga forcat e rendit tre persona u plagosën, ndërsa dy gra humbën ndjenjat.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: