Ministri i jashtem turk Mevlut Cavusoglu ndodhet ne Athine per tu takuar me kryeministrin Grek Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e jashtem grek Nikos Dendias. Shefi i diplomacise turke mberriti te djelen ne Greqi por me te mberritur shkaktoi zemërim ne Athine kur e quajti turke popullaten myslimane te Thrakise ne pjesen veriore te Greqise. .

“Ne dëshirojmë që turqit në Thraki të gëzojnë të njëjtat të drejta që i sigurojmë ne turqit Kishës Ortodokse Greke dhe pakicës greke”, tha Çavusoglu.

Një shekull pasi të dy vendet bënë një luftë që zhvendosi më shumë se një milion njerëz në të dy anët e kufirit, Turqia thotë se komuniteti mysliman me rreth 120,000 njerëz në rajon është një pakicë turke, një pozicion i refuzuar nga Athina, e cila i quan ata si myslimanë grekë.

“Përpjekjet e vazhdueshme të Turqisë për të shtrembëruar realitetin, si dhe pretendimet e saj për mungesë të mbrojtjes së të drejtave të këtyre shtetasve ose diskriminim, janë të pabazuara dhe refuzohen plotësisht”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Greke, Alexandros Papaioannou, përmes një deklarate për media.

Të dyja vendet – anëtare të aleancës së NATO-s – janë në mosmarrëveshje për çështje të ndryshme, që nga pretendimet territoriale detare në Mesdheun lindor deri te statusi i Qipros dhe problemi me migrantët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb