GREQI- Kabineti i ri qeveritar i kryeministrit Tsipras ka bërë sot betimin para presidentit Papulias. Aleksis Tsipras bashkë me aleatin e tij në qeveri ka ndërtuar ekipin me të cilin do të qeverisë vendin. Qeveria e re përbëhet nga ministrat e partisë së ekstremit të majtë “Syriza” dhe partia e djathtë, “Grekët e Pavarur”. Qeveria e re nuk do të ketë 19 ministri siç kishte më parë, por 10 ministri. Zvogëlimi i numrit të ministrive ishte një ndër premtimet e Tsipras gjatë fushatës elektorale. Qeveria e Cipras u prit me shumë skepticizëm në mbarë Europën për shkak të deklaratave të tij elektorale.
Kjo është përbërja e qeverisë së re të Greqisë:
Kryeministër: Aleksis Tsipras
Nënkryeministër: Janis Dragasakis
Ministër i Brendshëm, i Administratës, Rindërtimit: Nikos Voutsis
Ministër pa portofol për reformën administrative: Jorgos Katrungalos
Ministër pa portofol i rendit publik dhe mbrojtjes së qytetarit: Janis Panousis
Ministre pa portofol për emigracionin: Tasia Hristodoulopulou
Zëvendësministre për Maqedoninë dhe Trakën: Mari Kolia Tsarouha
Ministër i Ekonomisë, Infrastrukturave, Marinës dhe Turizmit: Jorgos Stathakis
Ministër pa portofol i Infrastrukturave, Transpoerteve dhe Rrjeteve: Hristos Spirtzis

Ministër pa portofol i Marinës dhe Egjeut: Theodoros Dhritsas
Ministre pa portofol e turizmit: Elena Kountoura
Ministër i Rindërtimit produktiv, Mjedisit dhe Energjisë: Panajotis Llafazanis
Ministër pa portofol i mjedisit: Janis Tsironis
Ministër pa portofol i zhvillimit agrar: Vangelis Apostolou
Ministër i financave: Janis Varoufakis
Ministre pa portofol: Nadia Valavani
Ministër pa portofol: Kostas Mardhas
Ministër i Arsimit, Kulturës dhe Fesë: Aristidis Baltas
Ministër pa portofol për Kulturën: Nikos Ksidakis
Ministër pa portofol për Kërkimin dhe Novitetin: Kostas Fotakis
Zëvendësministër i sportit: Stavros Kontonis
Ministër i Punës: Panos Skourletis
Ministre pa portofol e solidaritetit social: Theano Fotiou
Ministre pa portofol për luftimin e papunësisë: Rania Antonopulou
Ministër i shëndetësisë dhe sigurimeve shoqërore: Panajotis Kouroumplis
Ministër pa portofol i shëndetësisë: Andreas Ksanthos
Ministër pa portofol i sigurimeve shoqërore: Dimitris Stratoulis
Ministër i jashtëm: Nikos Kotzias
Ministër pa portofol për Çështjet Europiane: Nikos Hountis
Ministër pa portofol për Marrëdhëniet Ndërkombëtare: Eukleidis Tsakalotos
Ministër i Mbrojtjes Kombëtare: Panos Kamenos
Ministër pa portofol: Kostas Isyhos
Zëvendësministër: Nikos Toskas
Ministër i Drejtësisë: Nikos Paraskevopoulos
Ministër i shtetit për luftimin e Korrupsionit: Panajotis Nikoloudis
Ministër shteti për koordinimin e punës së qeverisë: Alekos Flambouraris

Zëvendësministër: Terenc Kuik
Ministër i shtetit: Nikos Papas
Zëvendësministër pranë kryeministrit dhe zëdhënës i qeverisë: Gavriil Sakelaridis
Për postin e kryetares së Parlamentit do të propozohet deputetja Zoi Konstantopoulou

(d.b/a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: