NGA ANILA JOLE*
GREQI-

Kryeministri Aleksis Cipras deklaroi në mbledhjen e parë të kabinetit qeveritar se “Qeveria e sapo krijuar ka një detyrën e vështirë të çlirimit social dhe të rivendosjes së prestigjit dhe dinjitetit të vendit”.

Ai tërhoqi vëmendjen se populli grek ka shpresa të larta  për ndryshime radikale në konsolidimin e transparencës drejtësisë dhe iu kërkoi ministrave të kenë parasysh se pushteti i takon popullit, ndërsa qeveria është në provë dhe nën gjykimin e tij. Cipras theksoi se qeveria e tij është një qeveri e shpëtimit social, për të sjellë përsëri në shoqëri ndjenjën e sigurinë dhe për të negociuar rivlerësimin e borxhit dhe kjo është detyrë e vështirë.

Më pas Cipras renditi katër prioritetet e qeverisë:

1) Përgjigja ndaj krizës humanitare. “Asnjë prej qytetarëve tanë nuk është i vetëm dhe i pafuqishëm në krizë. Solidariteti me më të dobëtit është prioritet.

2) Mbështetja për ekonominë, që ajo të jetë në gjendje të rihapet. Dispozita të veçanta për biznesin e vogël që është i fundosur në borxhe.

3) Negociata të reja me partnerët për një marrëveshje të qëndrueshme. Ne jemi të gatshëm me propozime realiste për çështjen e borxhit. Nuk synojmë të shkojmë në një këputje katastrofike, por nuk do të lejojmë as varësinë politike.

4) Reforma radikale për trajtimin e korrupsionit dhe sistemin e drejtë të taksave.

.

Sic ishte premtuar në përbërje të qeverisë ka 10 ministri, dhe në ekipin qeverisës ka 40 persona, nga të cilët 7 gra dhe 5 janë të Grekëve të Pavarur, një i DIMAR dhe një nga ‘Partia e gjelbër’.

Pas betimit, ministrat dhe zëvendësministrat do të bëjnë sot mbledhjen e parë me kryeministrin Cipras. Posti i rëndësishëm i ministrit të Financave i është dhënë profesorit të shquar të Shkencave Ekonomike, Janis Varufakis.

Vetë zv.kryeministri Janis Dragasakis, por edhe disa anëtarë të tjerë të kabinetit, shquhen si specialistë në fushën e Financave dhe Ekonomisë. Ministër i brendshëm është emëruar Nikos Vutcis, ministër i jashtëm Nikos Koxias, i ekonomisë Jorgo Stathakis dhe ministër i Mbrojtjes Panos Kamenos. Për herë të parë Greqia ka një Ministri Emigracioni, gje qe konfirmon politikën ndryshe që Cipras pritet të ndjekë me këtë kategori shoqërore.

(d.b/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: