Persona të panjohur i kanë vënë flakën dy makinave të dy qytetarëve turq në Selanik, në veri të Greqisë.

Dy makinat janë shkatërruar plotësisht dhe katër të tjera janë dëmtuar gjithashtu. Zjarri i është vëna makinave përpara agimit, ka bërë me dije policia.

Një nga pronarët e makinave është një diplomat i konsullatës lokale të Turqisë, ndërsa tjetri punonjës i një instituti financiar ndërkombëtar që ka selinë në Selanik.

Ministria e jashtme greke ka dënuar rëndë sulmin, duke e quajtur të papranueshëm dhe të papërgjegjshëm në kundërshtim me vlerat dhe principet e politikës greke’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb