GREQI- Dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur në një burg të Greqisë. Ngjarja në fjalë ndodhi në sektorin G të burgut të Domokos. Mediat greke raportojnë se dy shqiptarët, 27 dhe 47 vjeç kanë qëlluar njeri-tjetrin me thike, ndërsa vuanin dënimin për krimet të rënda.

Nga sherri me thika mes njëri-tjetrin, 47-vjeçari rezulton i plagosur rëndë. Ky i fundit po mjekohet në spitalin e Larisas, ndërsa 27-vjeçari pasi ka marrë ndihmën e parë dhe është kthyer në qeli.

Ndërkohë, autoritetet e burgut po hetojnë rreth shkaqeve që çuan në sherrin mes dy bashkëkombësve, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: