ATHINË- Arkeologët mendojnë se kanë gjetur në veri të Greqisë varin e filozofit influent, Aristotel, sipas një konference për shtyp të mbajtur në Selanik. “Ka prova të fuqishme se kemi gjetur varit e tij”, tha Kostas Sismanides i cituar nga televizioni shtetëror.

Vari i mundshëm i filozofit është në vendin ku ai ka lindur, në qytetin antik të Stagira-s në lindje të gadishullit Halkidiki pranë qytetit Olimpiada.

“Qytetarët e Stagira-s i sollën eshtrat e Aristotelit në vendin e tij të lindjes pas vdekjes në vitin 322 para erës sonë, duke i vendosur ato në jug të qytetit Khalkis dhe në godinën në formë patkoi që është duke u analizuar”, thanë arkeologët.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: