Një helikopter Apache është përplasur dhe ka rënë në ujë gjatë një stërvitjeje, në brigjet e Orfanos, në veri të Greqisë. Të dy pilotët në bordin e helikopterit kanë shpëtuar, por janë dërguar në një spital në Selanik. Incidenti duket se është shkaktuar nga një problem në motorin e mjetit. Videoja është shpërndarë në Youtube nga Zouglagr.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: