Një 62-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në zonën Charilaou në Selanik. Mediat helene shkruajnë se ai i ka treguar organet gjenitale një djali 12-vjeçar, si dhe e ka kërcënuar me thikë.

Incidenti sipas tyre ka ndodhur në një park dhe është raportuar nga një i afërm i të miturit. Raportohet se policia ka arrestuar 62-vjeçarin dhe mbi këtë të fundit rëndojnë akuzat e abuzimit seksual me të mitur dhe kërcënimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: