TIRANE-Trupat e pajetë të dy personave të zhdukur pas shirave të rrëmbyeshëm që përfshinë veriun e Greqisë u gjetën sot në një lumë duke e çuar në katër numrin e viktimave nga përmbytjet, theksoi Mbrojtja Civile greke.

Një prej dy personave, të moshës 44 vjeç u gjet i vdekur në shtratin e një lumi pranë Selanikut.

I dyti, 49 vjeç, ishte në kërkim që prej ditës mërkurë pasi makina e tij u rrëzua në një lumë në veri të rajonit.

Dy persona të tjerë humbën jetën të shtunën dhe të martën pas rrëzimit të automjetit të tyre në lumenjtë në të njëjtin rajon të goditur që prej një jave nga shirat e rrëmbyeshëm duke shkaktuar rritje të nivelit të ujërave.

Situata është kritike në kufirin me Turqinë ku lumi Evros arriti gjendjen e alarmit.

Një grup prej 30 imigrantësh, të cilët po përpiqeshin të kalonin me barkë këtë lumë që ndan Turqinë me Greqinë u shpëtuan të hënën.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb