Greqia duhet të dyfishojë përpjekjet për përmirësimin e kapacitetit të sistemit gjyqësor penal për të luftuar korrupsionin, theksoi sot në një komunikatë Këshilli i Europës duke pranuar disa përmirësime.

Grupi i Shteteve Kundër Korrupsionit (GRECO) i Këshillit të Europës dhe Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OCDE) kanë kritikuar Athinën për zbutjen e legjislacionit për sa i përket luftës kundër korrupsionit duke deklasifikuar disa vepra penale sipas një ligji të miratuar në muajin qershor.

“Sipas këtij ligji vepra penale për sa i përket akteve korruptive të kryera nga zyrtarët në funksionet publike ka kaluar në statusin nga vepër e rëndë në vepër më e lehtë duke i bërë sanksionet penale më të zbutura për këto lloj shkeljesh”, theksojnë ekspertët.

GRECO dhe OCDE kanë ndërmarrë procedura të përbashkëta ”ad hoc” duke përfshirë në mënyrë të veçantë një dialog me Ministrinë greke të Drejtësisë dhe disa zyrtarë të tjerë publik grekë, që ka çuar në rivendosjen e një legjislacioni penal të riforcuar për sa i përket korrupsionit.

Pavarësisht këtij përmirësimi, GRECO shprehet gjithmonë i shqetësuar për pasojat prapavepruese afatgjata në Greqi për sa i përket veprave në lidhje me aktet korruptive të kryera nga zyrtarët në funksionet publike para 18 nëntorit 2019, që vazhdojnë të konsiderohen si shkelje të lehta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: