Vetëm 9 raste të reja të Covid-19 janë identifikuar në 24 orët e fundit në Greqi, nga të cilat 7 “të importuara”.

Më konkretisht, shtatë rastet u identifikuan gjatë kontrolleve të kryera në portat hyrëse të vendit, ndërsa njëra vinte nga Njësia Rajonale Xanthi dhe tjetra nga Njësia Rajonale Kastoria.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 3519. Asnjë vdekje e re e pacientëve nuk është raportuar me COVID-19, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 192 vdekje.

Mosha mesatare e pacientëve që kanë vdekur është 76 vjet. Numri i pacientëve të trajtuar në intubacioni është 11.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: