ATHINË

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë lajmëruar se këtë të enjte, në 24 orët e fundit kanë vdekur për shkak të koronavirusit 6 persona dhe janë infektuar nga Covid-19, 259 njerëz.

Rastet janë ulur lehtë në raport me të mërkurën, kur ishin 293 raste të zbuluara të personave të infektuar nga virusi, shkruajnë mediat helene.

Plot 25 raste të reja të personave të infektuar me koronavirus janë zbuluar nëpër pikat kufitare, ku hyhet në territorin e Greqisë.

Këto raste bëjnë që numri total i personave të infektuar me koronavirus në Greqi të shkojë në 9351 njerëz.

Ndërsa, të vdekurit deri tani nga Covid-19 kanë shkuar 254 njerëz.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb