GREQI- Një i ri 21-vjeçar shqiptar është gjetur i masakruar ditën e sotme nga policia greke, në zonën e Larisës, ku edhe ai banonte me të afërmit.

Sipas mediave greke, 21-vjeçari shqiptar, ishte shpallur i zhdukur që prej ditën e premte nga familjarët e tij dhe është gjetur vetëm sot në orët e para të mëngjesit, me shenja në trup në një zonë të pyllëzuar. Sipas policisë, 21-vjeçari është qëlluar me armë nga afër dhe më pas kanë tentuar që ta djegin trupin për të fshehur gjurmët.

Mirëpo, trupi i viktimës nuk është djegur plotësisht. Policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorëve, ndërsa ka marrë në pyetje familjarët për ndonjë konflikt të mundshëm. Deri tani nuk bëhet i ditur emri i 21-vjeçarit shqiptar, citon panorama. Ky është rasti i tretë që emigrantë shqiptarë vriten në mënyrë barbare.
Rasti i parë qe ai i studentit shqiptar në Belgjikë dhe i dyti ishte ai i 17-vjeçarit, Ismail Luli në Itali.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: