GREQI- Një anije me 700 emigrantë në bord në brigjet greke është mbytur mëngjesin e sotëm. Mësohet se për tu ardhur në ndihmë emigrantëve nisi një operacion shpëtimi në Kretë, ndërsa u shpëtuan 302 persona, përfshi këtu edhe fëmijë.

Fatkeqësisht nga tragjedia deri më tani rezultojnë 3 të vdekur, pasi janë nxjerrë dhe trupat e tyre. Ndërkohë, shumë persona rezultojnë të zhdukur.

Në operacionin e shpëtimit marrin pjesë 5 anije me vela, 2 dy anije të rojes bregdetare si dhe 1 helikopter ‘Super Puma’ të cilat po ndihmojnë

Sakaq, prej kohësh vala e madhe e emigrantëve klandestinë të cilët zgjedhin të kalojnë përmes Egjeut ka shkaktuar në mjaft raste tragjedi me humbje jetësh.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: