Parlamenti i Greqisë e ka miratuar pakon e reformave financiare, para takimit të parashikuar të ministrave të financave të Bashkimit Evropian.

Në parlamentin prej 300 deputetëve, vetëm 153 vetë të koalicionit qeverisës të majtë në Greqi, votuan mbrëmë për zvogëlimin e pensioneve dhe ngritjen e tatimeve. Të gjithë ligjvënësit opozitarë votuan kundër.

Nesër në Bruksel ministrat e Bashkimit Evropian pritet të takohen për të shqyrtuar implementimin e kushteve lidhur me kredinë prej 95 miliardë dollarëve, me qëllim që të lejohet pagesa e këstit të ardhshëm për Greqinë.

Ky votim u bë ndersa mijëra grekë protestuan në Athinë kundër reformave jopopullore. Ka pasur edhe përleshje ndërmjet demonstruesve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë, ku është përdorë edhe gaz lotsjellës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: