Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dëshiron që presidenti i ardhshëm i vendit të jetë grua, deklaroi si sot ndërsa propozoi një gjyqtare të lartë për këtë post.

 

“Demokracia është femërore. Për herë të parë ka ardhur koha për të zgjedhur një grua në pozicionin më të lartë të shtetit”, theksoi Mitsotakis ndërsa njoftoi se 62 vjeçarja Ekaterini Sakellaropoulou, kryetare e Gjykatës së Lartë Administrative (STE), ishte kandidatja e tij.

Posti i presidentit në Greqi është kryesisht simbolik. Mandati pesëvjeçar i presidentit aktual, Prokopis Pavlopoulos, përfundon më 13 mars.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb