ATHINË

Kryeministri i ri i qendrës së djathtë Kyriakos Mitsotakis emëroi kabinetin e tij të hënën pasdite, duke besuar shumicën e posteve kryesore njerëz të besuar.

Panajotis Pikrammenos, ish president i Këshillit të Shtetit, i cili ka shërbyer edhe si kryeministër për një periudhë të shkurtër kohe ë kulmin e krizës ekonomike të Greqisë në vitin 2012, u emërua zëvendëskryeministër.

Ligjvënësi i shquar i demokracisë së re Nikos Dendias u emërua ministër i Jashtëm, ndërsa Kristos Staikouras u emërua ministër i Financave. Nikos Panagiotopulos u emërua ministër i Mbrojtjes, ndërsa Adonis Georgiadis do të jetë ministër i Zhvillimit dhe Investimeve.

  • foto galeri
  • foto galeri

Vassilis Kikilias do të jetë ministër i shëndetësisë. Michalis Chrysochoidis, i cili shërbeu si ministër i mbrojtjes civile në qeverinë kujdestare të Lucas Papademos në vitin 2012 dhe ministri i rendit publik me PASOK në vitet 1999-2004, u riemërua ministër i Rendit Publik.

Ministri i Brendshëm Takis Theodorikakos do të drejtojë Ministrinë e Brendshme ndërsa Costis Hatzidakis do të jetë Ministri i Energjisë.Janë vetëm dy ministra femra: Niki Kerameus e Arsimit dhe Lina Mendoni si Ministre e Kulturës.

Përbërja e kabinetit u njoftua nga zëdhënësi i qeverisë së re Stelios Petsas. Kabineti i ri duhet të betohet në të martën dhe të ketë sesionin e tij të parë në orën 11 të mëngjesit të mërkurën.

Lista e funksionarëve të lartë të qeverisë së re të Greqisë:

Zëvendëskryeministër Akis Skercos

Ministër i Shtetit Jorgos Gerapetritis

Drejtor i Zyrës së Shtypit Konstandinos Zulas

Zv/kryetar i Qeverisë Panajotis Pikramenos

Ministër i Jashtëm Nikos Dendias

Ministër i Mbrojtjes Nikos Panajotopulos

Ministër i Mbrojtjes së Qytetarit Mihalis Chrisohoidis

Zëvendësministër për Politikën e Emigracionit (përfshihet në Ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarit)  Jorgos Kumuçakos

Zëvendësministër për Rendin Publik Lefteris Ikonomu

Ministër i Financave Kristos Staikuras

Ministër i Zhvillimit dhe Investimeve Adhonis Georgiadis

Ministër i Energjisë dhe Ambjentit Kostis Haxhidakis

Ministër i Brendshëm Panajotis Theodhorikakos

Ministër i Shëndetësisë Vasilis Kikilias

Ministër i Drejtësisë Konstandinos Ciaras

Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale Janis Vruçis

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit

Kostas Ach.Karamanlis

Ministre e Arsimit Niki Karameos

Ministër i Qeverisjes Dixhitale  Kyriakos Pierakakis

Ministër Turizmi Haris Theoharis

Ministër i Marinës Janis Plakiotakis

Ministre e Kulturës Lina Medoni

Ministër i Zhvillimit Bujqësor Makis Voridis

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb