Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, theksoi sot në fjalët hapëse të një takimi ministror të vendeve të Mesdheut në BE (EU MED7), të mbajtur në Athinë, çështjet e sigurisë rajonale në Mesdheun Lindor, përparimin në fushatën e vaksinimit në Greqi, si edhe rezultatin e suksesshëm të nismës për një certifikatë dixhitale të BE-së.

“Greqia është gjithmonë e hapur për një axhendë pozitive me Turqinë,  por në një mënyrë graduale, proporcionale dhe reciproke”, tha Mitsotakis përpara takimit që do të zhvillojë privatisht të hënën me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, pas Samitit të NATO-s në Bruksel.

Ai gjithashtu theksoi se “Kjo kushtëzohet nga vazhdimi i shpërshkallëzimit të situatës aktuale dhe me pjesëmarrjen e Turqisë në dialog në një mënyrë konstruktive, duke respektuar kushtet e vendosura nga BE, gjithmonë në përputhje me ligjin ndërkombëtar, përfshirë Ligjin e KB-së për Detin (UNCLOS)”, theksoi ai.

Duke iu referuar migrimit, kryeministri grek tha se “ne nuk duam të shohim një përsëritje të situatës, ku migrantët dhe refugjatët, njerëz të dëshpëruar, përdoren si instrumente gjeopolitike, si leva për ushtrimin e fuqisë gjeopolitike” // ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb