Një 30-­vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk thuhet, ka marrë peng ditën e sotme dy nga tre punonjësit e një supermarketi në Zografos. Sipas mediave greke, policia është njoftuar për një pengmarrje në një supermarket në rrugën “Styra 35″ në Zografos.

Shqiptari kishte zgjedhur orarin që edhe punonjësit shkojnë në punë, në orën 06:30, dhe kishte hyrë bashkë me ta nga dera e pasme e dyqanit. Por një nga punonjësit është treguar i shkathët dhe ka arritur të fshihet dhe të njoftojë policinë.

Derisa mbërritën forcat e policisë, 30­-vjeçari shkoi tek zyra e drejtorit dhe duke u mbajtur armën në kokë punonjësve, ku ka kërkuar të hapej kasaforta e cila ndodhej në këtë zyrë.

Policia që mbërriti shpejt në vendngjarje dhe arriti të hyjë në supermarket duke kapur shqiptarin dhe liruar pengjet. Raportet e mediave thonë se arma që po përdorte 30-vjeçari për të kërcënuar punonjësit, ishte lodër.

Sakaq, thuhet se punonjësit e informacionit të supermarketit u dërguan në spital, raporton “Protothema.gr”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb