Nga ANILA JOLE* GREQI- Shkencëtarët kanë zbuluar se në varrin monument në Amfipolis pranë Selanikut prehen 5 persona. Nga përfundimi i ekspertizës makroskopike të eshtrave të gjetura, rezultoi se numri minimal i personave që u identifikuan nga mbeturinat skeletore, u korrespondon pesë personave, katër prej të cilëve janë varrosur dhe një tjetër është djegur.
Të vdekurit e varrosur janë një grua, dy burra të moshës së mesme dhe një foshnje e porsalindur. Sipas njoftimit të ministrisë greke të kulturës, mbeturinat skeletore të varrit përbëhen nga rreth 550 eshtra, një kafkë në gjendje mjaft të mirë etj.
Gjithashtu u njohën eshtra kafshësh, disa prej të cilave duket se u përkasin një gjymtyre kali. Ende nuk janë identifikuar se kujt i përkasin eshtrat e gjetura.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb