Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një grua ka qëlluar me armë zjarri ish-bashkëshortin e saj në sy të fëmijës së tyre 13-vjec i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën. Autorja me origjinë nga Shqipëria, Klodiana Celo Pavlidou është arrestuar. Ajo e ka pritur viktimën teksa po merrte nga shkolla vajzën e tyre 13-vjeçare.

Viktima, një okulist grek, dyshohet se e ka rritur fëmijën me gruan e tij angleze, pasi ka marrë vetëm kujdestarinë, për shkak të problemeve me të cilat përballej nëna biologjike e fëmijës.

Foto

Fqinjët pohojnë se gruaja nga Shqipëria e shqetësonte shpesh, me shumë gjasa, siç kishte thënë viktima, për faktin se nuk e lejonte ta shihte fëmijën për shkak të karakterit të çrregullt.

Kur burri doli nga shtëpia për ta marrë fëmijën nga shkolla, ajo  iu afrua dhe pas një debati e qëlloi në bark para fëmijës së tyre 13-vjeçar.

Ish-partnerët ishin përfshirë në një mosmarrëveshje të gjatë ligjore, fillimisht për atësinë e vajzës dhe më pas për kujdestarinë e saj. Vajza jetonte me të atin dhe gruan e tij në Chalandri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb