GREQI – Ju kujtohet njoftimi çuditshëm i pak kohëve më parë, ku kërkohej një person që të kujdesej dhe të përkëdhelte 55 mace në ishullin grek të Siros?! Pas një muaj e gjysmë dhe pas 40 mijë CV të personave që dëshironin atë punë, padroni i maceve zgjodhi Jeffyne Telson nga California, SHBA.

“Nuk do t’jua merrte mendja kurrë që do të vinte kjo ditë por gjetëm personin e duhur për këtë punë. Jemi 100% të sigurt për zgjedhjen tonë dhe jemi të lumtur t’ju prezantojmë Jeffyne Telson, themeluesen dhe presidenten e ResQcats në Santa Barbara, Californi.

Prej vitin 1997 ajo ka drejtuar këtë qendër për mace në mënyrë të suksesshme dhe për 21 vjet u ka gjetur shtëpi 3 mijë maceve. Jeffyne Telson do të qëndrojë me në deri në pranverën e vitit të ardhshëm dhe pastaj do të kthehet te macet e saj në SHBA”- thuhej në njoftimin e God’s Little People Cat Rescue.
Kujtojmë njoftim e publikuar në fillim të gushtit nga God’s Little People Cat Rescue.

“Kërkohet një adhurues macesh që të dijë të kujdeset dhe të menaxhojë shumë mace. Ai ose ajo duhet të jetë më i madh se 45 vjeç, të jetë i përgjegjshëm, i ndershëm, të ketë një zemër të bardhë, t’i ushqejë dhe t’i çojë te veterineri. Gjithashtu duhet të dijë të drejtojë dhe makinën- shkruhej në njoftim, i cili sapo u publikua bëri xhiron e botës.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb