GREQI

Përplaset në bregdetin e Lefkadhës në Greqi një anije me flamurin shqiptar. Anija “Koravi” është përplasur me shkëmbinjtë në zonën detare të Akrotirio Doukatou.

Gazetarja Shpresa Dine ka raportuar për “BalkanWeb” se anija po transportonte 1900 ton hekur nga Amaliadha Volo për në Shqipëri. Mësohet se tetë pjesëtaret e ekuipazhit janë transportuar për  të marrë ndihmë mjekësore. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Nga të dhënat e para nuk bëhet me dije shkaku i aksidentit, ndërsa pritet që grupi hetimor të zbardhë të gjithë dinamikën e ngjarjes, e cila i shkaktoi përplasjen anijes në bregdet. Anija e cila mbante flamurin shqiptar është përplasur me shkëmbinjtë nënujorë.

(n.m/BalkabWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb