ATHINË- Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi kërkoi dje një “mobilizim ndërkombëtar” për të siguruar kufijtë libianë dhe për të frenuar fluksin e armëve dhe luftëtarëve që kalojnë tranzit nëpërmjet këtyre kufijve, në përfundim të bisedimeve në Athinë me kryeministrin grek, Aleksis Cipras.

“Mospërballimi i situatës në Libi do të shkaktonte rreziqe të tjera në rajon”, konfirmoi presidenti egjiptian, ardhur ë pushtet pas rrëzimit në muajin korrik 2013 të paraardhësit të tij islamik, Mohamed Morsi.

Egjipti po bën përpjekje të mëdha për të kontrolluar kufijtë tokësorë me Libinë, por ka nevojë për mbështetjen e Evropës dhe vendeve të tjera të interesuara për strabilitetin e rajonit”, shtoi ai.

“Një mobilizim ndërkombëtar është i nevojshëm për të ndaluar trafikun e armëve dhe për të siguruar kufijtë tokësorë dhe detarë të këtij vendi”, nënvizoi Sissi.

Cipras e siguroi për mbështetjen e tij në Bashkimin Evropian. “Ne duhet të bashkëpunojmë të gjithë dhe të jemi më efikas kundër këtij fashizmi që rrit fondamentalizmin ekstremist”, theksoi drejtuesi i të majtës.

Imagjinoni se çfarë do të ndodhte aktualisht nëse Egjipti do të ishte i paqendrueshëm”, shtoi ai. Presidenti egjiptian përshëndeti këtë mbështetje, si dhe atë të shprehur, sipas tij, nga Qipro dhe Italia, për promovimin në BE të mirëkuptimit nga regjimi i tij.

Ai zhvilloi një vizitë zyrtare në Greqi të përqendruar në bashkëpunimin energjitik, pas zbulimit të një depozite të madhe gazi në ujërat egjiptiane dhe në fushën e marinës tregtare.

Bëhet fjalë për takimin e tretë të këtij lloji në kuadër të një bashkëpunimi tripalësh që është një shembull për tu ndjekur në rajon dhe nuk drejtohet kundër asnjë vendi të tretë”, nënvizoi Cipras, pyetur për reagimin turk lidhur me këto projekte.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb