GREQI-Në seancën plenare parlamentare të mbrëmjes së djeshme, presidenti i ri i Republikës Greke, Prokopis Pavlopulos bëri betimin si shefi i ri i shtetit ballkanik.

Menjëherë pas betimit, Pavlopulos vendosi një kurorë në monumentin e Ushtarit të Panjohur dhe më pas shkoi në Pallatin Presidencial për marrjen e detyrës.

Sipas kushtetutës së vendit, presidenti ka një numër të madh kompetencash, por drejtimin e shtetit e bën kryesisht kryeministri.

Pavlopulos, 64 vjeç, u zgjodh president nga parlamenti grek më 18 shkurt të këtij viti.

Ai zëvendësoi 85-vjeçarin Karolos Papulias, i cili e mbante këtë post prej 10 vitesh.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: