ATHINË– Kryeministri grek, Adonis Samaras përpiqet, duke ngritur lart flamurin e panikut financiar, të gjejë 25 deputetë që i mungojnë për të zgjedhur një shef të ri të qeverisë, si dhe të evitojë legjislative të parakohshme.

Në Greqi, janë deputetët që votojnë për kandidatin që do të zgjidhet president i republikës i propozuar nga qeveria, aktualisht është paraqitur ish-komisioneri evropian, Stavros Dimas. Të paktën një javë nga raundi i parë, që zhvillohet të mërkurën, llogaritë nuk duken të mira për qeverinë e koalicionit të djtathtë-socialist.

“Ne nuk kemi numrin e duhur”, pranoi dje një anëtar i ekzekutivit, Gerasimos Giakoumatos, duke parë si zgjidhje të fundit ndërgjegjen e detyrës kombëtare të deputetëve.

“Kandidatura e Stavros Dimas nuk ka krijuar dinamikë”, konstatoi analisti Georges Sefertzis.

Edhe më shumë i ashpër është Thanassis Diamantopoulos, profesor i shkencave politike në universitetin “Panteios” të Athinës, që “kritikon zgjedhjen e një figure emblematike të ish-klasës politike të diskredituar si Stavros Dimas, i cili është shumë i respektuar, si një nga shtyllat e partisë Demokracia e Re e Samaras”.
(ma.ar/afp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb