Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por edhe të një riorganizimi të afërt të kabinetit.

“Ne kemi një mandat katërvjeçar. Ajo që ka rëndësi tani është të kryejmë punën tonë”, deklaroi Petsas.

“Ne kemi filluar procese shumë dinamike për uljen e taksave dhe kontributeve, në mënyrë që të bëjmë më të mirë jetën e grekëve. Pandemia e koronavirusit ndaloi një seri reformash të planifikuara dhe i shtyu ato’’, vuri në dukje ai.

Ai përjashtoi gjithashtu mundësinë e një riorganizimi të qeverisë brenda ditëve të ardhshme.

“Kjo është prerogativë e kryeministrit. Kur ai vendos se është koha për të ndërmarrë veprime korrigjuese, siç ka thënë ai, ai do t’i marrë ato”, theksoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb