Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se rastet e reja të konfirmuara laboratorike me koronavirus të regjistruar në 24 orët e fundit në Greqi janë 6201.Numri i përgjithshëm i rasteve është 957552.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubacion është 694. Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç. Nga pacientët e intubuar, 549 janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 145  janë plotësisht të vaksinuar.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 97,ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 18.427 vdekje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb