Tre vjet më parë, Jiang Rungong investoi në pasuri të patundshme në Athinë duke marrë në këmbim një leje qëndrimi në Greqi, në kuadër të programit të ashtuquajtur “viza e artë” që ka tërhequr 3 400 investitorë kinezë që prej fillimit të saj në vitin 2013.

“Që prej kohës që kemi marrë vizën, ne kemi përfituar udhëtime në disa vende europiane, por kur kthehemi në Greqi ndjehemi si në shtëpi”, theksoi 50-vjeçari nga Shangai.

Në sajë të blerjes së një apartamenti në Athinë, ai ka përfituar një vizë qëndrimi për veten, bashkëshorten dhe djalin e tij, Jiang Semniao, 18 vjeç, i cili flet tashmë greqisht, transmeton Atsh.

“Ne kemi zgjedhur Greqinë për trashëgiminë e saj kulturore, historinë, demokracinë, lirinë. Ne e pëlqejmë vërtet atmosferën”, theksoi ai.

Aktivizuar në vitin 2013, në pikun e krizës greke, në kohën kur çmimet e pasurive të patundshme u ulën në mënyrë drastike, programi “viza e artë” jep një leje qëndrimi të rinovueshme, pesë vjeçare, për shtetasit e vendeve jo europiane që kanë investuar të paktën 250 000 euro në pasuritë e patundshme.

Vitin e kaluar në Greqi, numri i këtyre vizave për shtetasit jo europianë është rritur me 46%.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb