Policia greke ka sekuestruar sot 55 kg drogë në Kostur. Sipas mediave greke, lënda narkotike, e dyshuar kanabis ishte fshehur në një kamion që vinte nga Shqipëria.

Referuar burimeve policore, në pranga janë vënë dy persona, 32 dhe 24 vjeç, të cilit ishin në kamionin ku po transportohej droga. Policia gjithashtu konfiskoi kamionin, 5 celularë, 6 karta SIM dhe 1,220 euro

Mësohet gjithashtu se lenda narkotike ishte e ndarë në 30 pako dhe ishte e vendosur në çanta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: