Një sasi e konsiderueshme kokaine u sekuestrua në një kontenier me banane, me origjinë nga Ekuadori me destinacion Pireun, në kuadër të një aksioni të përbashkët inspektimi nga inspektorët e AADE dhe SDOE të Atikës.

Më konkretisht, gjatë kontrollit në doganën e 3-të të Pireut me një mjet vetëlëvizës me rreze X, në mekanizmin e jashtëm ftohës të kontejnerit u zbulua një lëndë organike e dyshimtë. Pas indikacionit pozitiv nga qeni i drogës KYBERR, pasoi një kontroll fizik, gjatë të cilit u sekuestruan 45 pako kokainë, me peshë totale bruto 54 kilogramë. Vlera e kokainës së sekuestruar llogaritet në rreth 2.35 milionë euro.

Hetimi po vijon dhe po shqyrtohet një lidhje e mundshme e çështjes me raste të tjera të ngjashme, në kuadër të përpjekjeve për të zbërthyer një rrjet ndërkombëtar të importit dhe trafikut të drogës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: