Greqia regjistroi sot 3 232 infeksione të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, me katër prej tyre të identifikuara në pikat hyrëse në vend, njoftoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Gjithsej,  që nga fillimi i pandemisë, në vend janë konfirmuar 273 459 raste infektimi.

EODY konfirmoi edhe 70 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, totali i të cilave ka arritur në 8 302.

Gjithsej, janë 755 pacientë në ventilator në spitale, ndërsa 449 pacientë Covid-19 u pranuan në spital në 24 orët e fundit.

Mosha mesatare e të infektuarve të rinj është 44 vjeç, ndërsa e viktimave 79 vjeç/ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: