ATHINË-Policia greke njoftoi sot se ka shkatërruar në bashkëpunim me Europol-in dy rrjete trafikantësh, me qendër në Athinë që bashkëpunonin për transportimin e migrantëve në Bashkimin Evropian, i drejtuar nga një shtetas nga Bangladeshi dhe një sudanez.

Pas një hetimi disa mujor të kryesuar në kuadër të programit evropian Empact të luftës kundër krimit të organizuar në nivel ndërkombëtar, 16 shtetas të huaj me banim në Athinë u arrestuan dy ditë më parë, bëri të ditur policia në një deklaratë.

Në mesin e të arrestuarve ishin tetë shtetas nga Bangladeshi, gjashtë sudanez, një pakistanez dhe një sirian. Një proces gjyqësor është hapur kundër tyre me akuzën për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, trafik migrantësh, për falsifikim dokumentesh, ndërsa për 48 persona të tjera me banim në Greqi, të gjithë shtetas të huaj dhe 51 bashkëpunëtorë të dyshuar me banim në disa shtete të tjera janë shpallur në kërkim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: