GREQI – Të shtëna me armë u regjistruan mbrëmjen e djeshme në Halkidiki të Greqisë.

Referuar mediave greke dyshohet për një grindje mes dy vëllezërve shqiptarë, e cila degjeneroi në përdorimin e armëve.

Po sipas të njëjtave burime, një shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, denoncoi në polici se i vëllai, po qëllonte me armë në drejtim të banesës së tij. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka patur persona të lënduar, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb