GREQI-Një motor i cili vinte nga kufiri i gjelbër në Sarandë është ndjekur nga policia greke. Policia ka sinjalizuar që motori të ndalonte, por drejtuesi nuk i është bindur urdhrit të policisë greke.
Pas ndjekjes motori i cili drejtohej nga një 32-vjeçar u ndalua në Artë në zonën e Agia Anargiro. Gjatë kontrollit në motor ishin fshehur 19 kg marijuanë, e cila ishte e ndarë në 21 pako.

Policia vuri në pranga shqiptarin që drejtonte motorin, ndërsa një person tjetër i cili ishte pasagjer arriti të largohej me vrap, ndërsa uniformat blu janë vënë në ndjekje të tij.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: